• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia britanike arrestoi 16 persona në protestën e Universitetit në Oksford për luftën në Gazë

Policia britanike arrestoi 16 persona në protestën e Universitetit në Oksford për luftën në Gazë

Londër, 24 maj 2024 (MIA) - Policia britanike ka arrestuar 16 persona në protestën të organizuar nga grupi studentor propalestinez në Universitetin Oksford, në shpërthimin e fundit në kampusin prestigjioz për shkak të luftës në Gazë.

Policia bëri të ditur se personat janë arrestuar mbrëmë nën dyshim për shkelje të rëndë, derisa njëri është arrestuar edhe nën dyshim për sulm. Kjo vijoi pas protestave të javëve të fundit në më shumë se dhjetëra universitete në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe në universitetet e njohura botërisht Oksford dhe Kembrixh, si pjesë e aksioneve të ngjashme të kampuseve në SHBA dhe vende të tjera.  

Protestuesit të cilët janë kundër përballjes izraelite me luftën kundër militantëve të Hamasit në Gazë kanë parashtruar kërkesa të ndryshme, përfshirë edhe universitetet që t'i ndërpresin lidhjet akademike dhe financiare me vendin. 

Në Oksford, arrestimet kanë ndodhur pasi studentët kanë hyrë në godinën administrative të universitetit në mëngjesin e së enjtes, duke pohuar se i kanë "shterur të gjitha rrugët e tjera për komunikim" me administratorët. 

 "Në vend që të përfshihet në dialog me studentët...zgjodhën ta evakuojnë godinën, ta mbyllin dhe të thirrin policinë të arrestojë", tha zëdhënësi i grupit protestues të Oksfordit Aksion për Palestinën (OA4P). "Kërkojmë që administrata të takohet me ne që menjëherë të negociojmë", shtoi ai.

 Në kumtesën e Universitetit të Oksfordit thuhet se protestuesit "i kanë tejkaluar" protestat e qeta dhe se "kanë kulminuar me hyrje të detyruar dhe pushim të përkohshëm" të disa zyrave universitare. 

 Sindikata e universitetit, e cila i përfaqëson akademikët, ligjëruesit dhe personelin, e dënoi "sjelljen e policisë për arrestim të dhunshëm" të studentëve të cilët "u përfshinë në protesta të qeta", 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR