• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia britanike akoma po e konfirmon motivin për sulmet vdekjeprurëse në Notingem

Policia britanike akoma po e konfirmon motivin për sulmet vdekjeprurëse në Notingem

Notingem, 13 qershor 2023 (MIA) - Policia britanike kumtoi se akoma po e konfirmon motivin për sulmet e sotme në të cilat një burrë me kamion shkeli disa persona në qytetin anglez Notingem, me ç'rast jetën e humbën tre persona, ndërsa u lënduan tre të tjerë.

Detektivët kumtojnë se po tentojnë të zbulojnë çka e ka motivuar sulmuesin të ndërmarrë diçka të tillë, që filloi pak para orës 4 të mëngjesit.

Nga atje shtojnë se në rast po punon edhe shërbimi antiterrorist dhe sqaruan se kjo është procedurë normale.

Nën dyshimin për vrasjen e shumëfishtë është arrestuar një 31-vjeçar, ndërsa detektivët theksuan se nuk kërkojnë të dyshuar tjetër.

Policia kumtoi se dy persona janë gjetur të vdekur në rrugë, në qendër të qytetit, pak pas orës 4 të mëngjesit, para se policët të njoftoheshin edhe për incidentin e dytë jashtë qytetit, ku një furgon ka tentuar të shkelë tre persona. Ata u dërguan për mjekim në spital.

Edhe një person është gjetur i vdekur në një rrugë tjetër, jashtë qendrës së qytetit.

"Ky është një incident i tmerrshëm i cili mori jetët e tre personave", deklaroi paraprakisht shefja e policisë së Notingemit, Kejt Mejnel. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR