• e enjte, 26 dhjetor 2024

Podoljak: Ukraina nuk ka asnjë lidhje me sulmin me dron në Kremlin

Podoljak: Ukraina nuk ka asnjë lidhje me sulmin me dron në Kremlin

Kiev, 3 maj 2023 (MIA) - Ukraina "nuk ka kurrfarë lidhje" me sulmin me drone ndaj Kremlinit, për të cilin Moska e akuzoi Kievin, kumtoi sot kryesia ukrainase.

"Kuptohet, Ukraina nuk ka kurrfarë lidhje me sulmet me drone ndaj Kremlinit", tha Mihailo Podoljak, klshilltar i presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski.

Paraprakisht, sot Rusia kumtoi se ka rrëzuar dy drone ukrainase që ishin kahëzuar drejt Kremlinit, duke shtuar se kjo është përpjekje për atentat ndaj presidentit Vlladimir Putin, disa ditë para parakalimit të madh ushtarak më 9 maj.

"Akuzat e tilla të Rusisë duhet të shihen vetëm si një përpjekje për të përgatitur kontekst që mund të shërbejë si komplot për një sulm të madh terrorist ndaj Ukrainës", tha Podoljak.

Ai shtoi se një sulm TË tillë, nëse e kryen Kievi "nuk do të zgjidhë asnjë problem luftarak" kur Moska ende kontrollon pothuajse 20 për qind të territorit ukrainas.

"Përkundrazi, kjo mund ta inkurajojë Rusinë të ndërmarrë aksione ende më radikale kundër popullsisë sonë civile", tha ai.

Podoljak tha se Moska ka shumë frikë nga fillimi i ofensivës ukrainase përgjatë linjës së fronit dhe bën përpjekje në çdo mënyrë të mundshme të ndërmarrë nisma dhe ta kthejë vëmendjen.

Ukraina tashmë disa muaj citon se dëshiron të kryejë një ofensivë të madhe për kthimin e territoreve të pushtuara nga Rusia në jug dhe lindje të territorit të saj. Ditëve të fundit Kievi kumtoi se po kryejnë përgatitje për sulmin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR