• e enjte, 26 dhjetor 2024

Podoljak: Ukraina ka nevojë për më shumë armë për shkak të gjatësisë së frontit 

Podoljak: Ukraina ka nevojë për më shumë armë për shkak të gjatësisë së frontit 

Kiev, 20 janar 2024 (MIA) - Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihailo Podoljak, kërkon nga aleatët më shumë armë për të ndihmuar fushatën mbrojtëse të vendit të tij  kundër pushtimit rus, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të fushëbetejës.

"Në këtë fazë të luftës problemi është se numri i armëve, dronëve, granatave apo municioneve artilerie nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Kjo duhet të barazohet, deklaroi Podoljak për gazetën gjermane Bild, transmeton Hina.

Sipas tij, për momentin nuk është e nevojshme një bisedë, por investim në prodhimin ushtarak, duke theksuar "raketat me rreze të gjatë veprimi, dronë, granata dhe municione artilerie".

"Numri i armëve duhet të jetë i madh", shtoi ai.

Podoljak, i cili këshillon presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, theksoi frontin e gjatë përderisa vendi i tij përpiqet të shmangë sulmet ruse në disa drejtime.

"E gjithë vija e frontit është e gjatë 1300 kilometra, kurse luftimet po vazhdojnë nga 600 deri në 800 kilometra", tha ai.

Situata aktuale ushtarake, sipas tij, është e vështirë për shkak se intensiteti i luftimeve nuk dobësohet, pavarësisht faktorëve klimatikë.

Rusia, megjithatë, nuk ka bërë përparim të rëndësishëm për një vit, vuri në dukje ai.

Ai supozon se lufta do të vazhdojë sipas planeve të presidentit rus Vladimir Putin "derisa të pushtojë të gjithë territorin e Ukrainës, derisa të arrijë dominimin në Evropë, derisa të pushtojë pjesën tjetër të territoreve post-sovjetike". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR