• e shtunë, 23 nëntor 2024

Podolak: Ndërprerja e zjarrit do të thotë fitore për Rusinë dhe triumf personal i Putinit

Podolak: Ndërprerja e zjarrit do të thotë fitore për Rusinë dhe triumf personal i Putinit

Kiev, 7 gusht 2023 (MIA) – Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihajlo Podolak sot deklaroi se në situatën momentale, ndërprerja e zjarrit dhe ngrirja e luftës në Ukrainë do të ishte fitore për Rusinë dhe presidentin e saj Vlladimir Putin.

“Çdo skenar për ndërprerje të zjarrit dhe ngrirjes së luftës në Ukrainë në këtë moment do të thotë vetëm një – fitore për Rusinë dhe triumf personal për Putinin”, ka shkruar Podolak në rrjetin social X.

Në atë rast, shton Podolak e drejta ndërkombëtare do të humbte gjithë fuqinë dhe do të vlente "ligji i xhunglës".

"Lufta do të bëhet mjet për arritjen e qëllimeve politike, ndërsa numri i konflikteve dhe kaosit në botë do të rritet në mënyrë dramatike. Do t'u bëhet e qartë të gjithëve: është e mundur të sulmohet një vend tjetër, të pushtohet një pjesë e saj, të organizohet një masakër atje dhe të vendoset e drejta e forcës në atë territor me pëlqimin e heshtur të botës”, shton këshilltari i Zelenskit.

Podolak deklaroi se kjo do të ishte "një humbje e madhe për botën perëndimore" dhe "fundi i rendit aktual global të sigurisë".

“Ngrirja e luftës nuk do t'i japë fund konfliktit dhe nuk do të zvogëlojë vuajtjet e popullit ukrainas. Përkundrazi, nëse Moska mban gjysmën e Ukrainës dhe shkon në pauzë, do të fillojë përgatitjet për raundin tjetër”, vlerëson zyrtari ukrainas duke shtuar se Rusia, pas ndryshimit të liderëve në vendet kyçe perëndimore do të fillojë luftë "më të madhe, më të përgjakshme dhe më mirë të përgatitur”.

Ai shton se në situatën aktuale nuk mund të ketë proces negociues dhe se duhet ndryshuar status kuo-ja në fushën e betejës. "Kjo do të thotë më shumë armë, raketa dhe avionë", nënvizon Podolak.

QËNDRONI TË LIDHUR