• e diel, 06 tetor 2024

Podolak: Do të gjejmë zgjidhje për funksionimin e rrjetit satelitor Starlink

Podolak: Do të gjejmë zgjidhje për funksionimin e rrjetit satelitor Starlink
Kiev, 14 tetor 2022 (MIA) – Mihailo Podolak, këshilltar i presidentit ukrainas, deklaroi se Kievi do të gjejë zgjidhje për ta mbajtur funksional rrjetin satelitor Starlink. Paraprakisht sot, miliarderi amerikan Ilon Mask deklaroi se kompania e tij hapësinore "SpaceX" nuk mund në kohë të pacaktuar ta financojë Starlink në Ukrainë. "Të jemi të sinqertë. Duan ose jo, Mask na ndihmoi të mbijetojmë në momentet më kritike të luftës. Kompanitë kanë të drejtën e strategjisë së tyre. Ukraina do të gjejë një mënyrë për ta mbajtur Starlink në funksion. Presim që kompania amerikane të sigurojë një lidhje të qëndrueshme deri në fund të negociatave", tha Podolak. Rrjeti Starlink është dizejnuar për të siguruar qasje në internet përmes një numri të madh të mikrosatelitave. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR