• e martë, 24 dhjetor 2024

Po vijon parahetimi për vepër të mundshme të kryer penale në Këshillin Gjyqësor

Po vijon parahetimi për vepër të mundshme të kryer penale në Këshillin Gjyqësor

Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) – Po vijon parahetimi lidhur me dyshimet për vepër të mundshme të kryer penale lidhur me mandatin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, e cila dha dorëheqje më 2 dhjetor. 

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n, dy procesverbalet e kërkuara të cilët duhet të kontrollohen janë marrë. 

“Është marrë ajo që duhet të merret, po vijon parahetimi, nuk ka çka të thuhet, kur do të përfundojë do të informojmë për gjithçka, deri kur do të zgjasë edhe ajo nuk dihet”, thonë nga MPB. 

Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, nëpunës policorë me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup kanë hyrë në Këshillin Gjyqësor që të sigurohen dy procesverbale të cilat duhet të kontrollohen për shkak të dyshimeve për vepra të mundshme të kryera penale lidhur me mandatin e ish-kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

“Kjo  nuk ka të bëjë me lëndën e krijuar për "listën e zezë" të SHBA-së, por i referohet një njoftimi të MPB-së ku kërkohej urdhri për dhënien e procesverbalit nga një seancë e Këshillit Gjyqësor në lidhje me mandatin e Damevës”, informuan nga Prokuroria Publike. 

Kryeministri Hristiaan Mickoski më 28 nëntor tha se po merr informacione për problemet në Këshillin Gjyqësor. Ai përmendi se ka grupe që falsifikojnë dokumente me data dhe vula të ndryshme, pa nënshkrime. Mickoski mendon se prokurori publik duhet t'i hetojë këto akuza.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ka dhënë dorëheqje më 2 dhjetor. Ajo tha se arsyeja e dorëheqjes është mungesa e mbështetjes dhe përpjekjeve për dëmtimin e integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR