• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Po rritet shuma për shtesat e fëmijëve në Kosovë

Po rritet shuma për shtesat e fëmijëve në Kosovë

Prishtinë, 18 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën e sotme për media në Prishtinë deklaroi se skema e shtesave për fëmijë është rishikuar dhe do të hyjë në fuqi nga fillimi i gushtit dhe për një ose dy fëmijë, qeveria e Kosovës do të paguajë shtesë prej 20 euro në muaj për secilin fëmijë, që është një rritje nga më herët - 10 euro për fëmijë.

Nënat me tre ose më shumë fëmijë, Qeveria e Kosovës do t'u paguajë shtesë prej 30 euro në muaj për secilin fëmijë.

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, në konferencën për media deklaroi se skema e pagesës së shtesave për fëmijë e cila është me mandat 16 vjeçar, parasheh më shumë se 17 mijë euro ndihmë për nënat me tre fëmijë që do të marrin nga 90 euro secilin muaj.

Murati konfirmoi se skema do të zbatohet edhe për nënën me dhjetë fëmijë – rast i vetëm me kaq shumë fëmijë në Kosovë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR