• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Po rritet numri i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

Po rritet numri i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

 Kiev, 29 dhjetor 2023 (MIA)  - Numri i viktimave nga sulmi rus në qytetet e Ukrainës është rritur në 26, njoftoi sot Kabineti  i Presidentit të Ukrainës, duke shtuar se mbi 120 persona janë plagosur.

 Bi-Bi-Si raportoi se 28 persona kanë humbur jetën.

 Oleksij Kuleba, zëvendësshefi i kabinetit të presidentit ukrainas, në Telegram bëri të ditur se  kanë vdekur 26 persona.

 "Numri i viktimave është 26, ndërsa mbi 120 persona janë plagosur si pasojë e sulmit masiv rus. Mos i injoroni sirenat e sulmit ajror", u tha Kuleba qytetarëve, transmeton "Ukrainska Pravda".

 Gazeta ukrainase vlerësoi se ky ishte sulmi më i fortë ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar.

Gjatë natës, Rusia ka kryer sulme mbi Kiev, Harkio, Dnjepar, Odesa, Lviv, Zaporozhje dhe qytete më të vogla. 

 Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Federata Ruse dyshohet se ka përdorur pothuajse të gjitha llojet e armëve që ka në dispozicion. Shtohet se mbrojtja ajrore ukrainase arriti të shkatërrojë 114 nga gjithsej 158 caqe të armikut.

 

QËNDRONI TË LIDHUR