• e shtunë, 23 nëntor 2024

Po përhapet epidemia e fruthit në Rumani

Po përhapet epidemia e fruthit në Rumani

Bukuresht, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Po përphapet epidemia e fruthit në Rumani, transmeton sajti informativ Ziare dhe thekson se gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 445 raste të të sëmurëve.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të fruthit arriti 2.455, që është rritje për 445 në raport me javën e kaluar, tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare për Mbikëqyrje të Sëmundjeve Ngjitëse të Institutit Kombëtar për Shëndet Publik, transmeton Ziare.

Më 6 dhjetor, Ministria rumune e Shëndetësisë shpalli epidemi kombëtare të fruthit që të mundësohet vaksinim i fëmijëve të moshës ndërmjet nëntë dhe 11 muaj, si dhe të pavaksinuarve, në kushte të rritjes alarmante të rasteve dhe numrit të madh të hospitalizimeve të fëmijëve të infektuar.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore rumune, më së shumti raste të regjistruara të fruthit ka në rajonet Muresh dhe Brashov në Rumaninë qendrore. Epidemia tani ka përfshirë 34 nga gjithsej 41 rajone, duke përfshirë edhe Bukureshtin, që është më shumë se 29 rajone të përfshira në kohën kur ishte shpallur.

Një foshnjë shtatëmuajshe ndërroi jetë nga fruthi, njoftoi Qendra Kombëtare për Mbikëqyrje dhe Kontrollë të Sëmundjeve Ngjitëse. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR