• e enjte, 26 dhjetor 2024

Plenkoviq: Tashmë kemi 76 nënshkrime të nevojshme

Plenkoviq: Tashmë kemi 76 nënshkrime të nevojshme

Zagreb, 9 maj 2024 (MIA) - Kryetari i HDZ-së, Andrej Plenkoviq në prezantimin e listës së HDZ-së për zgjedhjet evropiane tha se tashmë kanë 76 nënshkrime për të formuar Qeverinë e Kroacisë.

"Sot kemi mbledhur 76 nënshkrime për formimin e një Qeverie të re, stabile të Republikës së Kroacisë", deklaroi kryeministri Andrej Plenkoviq në prezantimin e listës për zgjedhjet evropiane – thuhet në kumtesën e HDZ-së në X.

HDZ dhe Lëvizja Atdheu ranë dakord për krjimin e shumicës parlamentare.

Sipas marrëveshjes, tre resorë do t'i takojnë Lëvizjes Atdheu, ndërsa do të formohet një ministri e re - për demografi. Përveç kësaj, anëtarët e LA-së do të jenë përgjegës për resorin bujqësi, ndërsa resori ekonomi do të drejtohet nga gjysmë. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR