• e shtunë, 23 nëntor 2024

Plenkoviq: Kuvendi kroat do të shpërndahet më 22 mars

Plenkoviq: Kuvendi kroat do të shpërndahet më 22 mars

 Zagreb, 4 mars 2024 (MIA) - Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq sot  paralajmëroi shpërndarjen e Kuvendit të Kroacisë më së voni më 22 mars, pas së cilës presidenti Zoran Milanoviq do të shpallë zgjedhje në afat prej 30 deri në 60 ditë.

"Kemi marrë vendime kyçe për shpërndarjen e Kuvendit dhe për zgjedhjet e ardhshme. E para është se zgjedhjet parlamentare do të mbahen para zgjedhjeve për PE, e dyta është se kjo do të jetë seanca e fundit para shpërndarjes dhe e treta është se raporti parlamentar i HDZ-së do të mbahet më 17 mars. Sekretari i përgjithshëm i partisë do të jetë shefi i shtabit zgjedhor të HDZ-së, Nina Obuljen Korzhinek do të jetë anëtare e shtabit zgjedhor përgjegjëse për përgatitjen e programit, Vllatko Vukoviq do të jetë përgjegjës për financat, Marko Miliq do të jetë shef për komunikim mediatik politik, ndërsa Kabok do të jetë zëdhënësja e fushatës", tha Plenkoviqi, transmeton H1. 

 Ai ka bërë të ditur edhe bartësit e listave zgjedhore.

"Unë do të kryesoj listën zgjedhore në njësinë e parë zgjedhore, Jandrokoviq në të dytën, Struçak në të tretën, Anushiq në të katërtën, Piletiq në të pestën, Bozhinoviq në të gjashtën, Medved në të shtatën, Butkoviq në të tetën, Malenica në të nëntën, Baçiq në të dhjetën dhe Zvonko Milas në të 11-ën", tha Plenkoviq. 

Partnerët janë të vetëdijshëm për vendimet e sotme dhe i kanë mbështetur, shtoi ai. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR