Plenkoviq i bindur se Primorac mund të bëjë kthesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve
- Shefi i HDZ-së, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq mbrëmë foli në shtabin zgjedhor të kandidatit presidencial, Dragan Primorac, por jo nga foltorja, duke pohuar se dallimi prej 30 për qind në mbështetje në dobi të presidentit aktual Zoran Millanoviq nuk është e pakalueshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:44, 30 dhjetor, 2024
Zagreb, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Shefi i HDZ-së, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq mbrëmë foli në shtabin zgjedhor të kandidatit presidencial, Dragan Primorac, por jo nga foltorja, duke pohuar se dallimi prej 30 për qind në mbështetje në dobi të presidentit aktual Zoran Millanoviq nuk është e pakalueshme.
"Më vjen mirë që kandidati ynë hyri në rerthin e dytë. Prej nesër ka lojë të re, dy javë të reja. Besojmë në rezultat fitues për dy javë. Millanoviq nuk ka program. Mbisundoi tezë mediatike se të gjitha vezët nuk duhet të jenë në vendin e njejtë. I përkujtoj të gjithë qytetarët për të gjitha arritjet që i arriti qeveria - tërë atë e bëri qeveria, dhe jo Millanoviq. Nuk duam të na tërheqin drejt Rusisë, dëshirojmë Kroacia të nisë në drejtimin e duhur", tha Plenkoviq.
Ai shtoi se Primorac ka dashur të jetë kandidat presidencial dhe se asnjë tjetër person kryesor në HDZ nuk ka dashur të hyjë në atë garë. ab/
Foto: ЕPА