• e shtunë, 23 nëntor 2024

Plenkoviq: Deklarata nga Samiti i Granadës përmban "gjuhë pozitive dhe transparente për procesin e zgjerimit të BE-së"

Plenkoviq: Deklarata nga Samiti i Granadës përmban

Granada, 6 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq deklaroi sot se deklaratat e Samitit të Granadës do të përmbajë paragraf për zgjerimin e BE-së dhe theksoi se liderët, të cilët kanë marrë pjesë në samit kanë arritur marrëveshje për gjuhë pozitive dhe transparente për procesin e zgjerimit".

Plenkoviq në vigjilje të mbledhjes joformale të shefave dhe qeverive të BE-së në Granadë, përkujtoi se kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel tha se BE-ja dhe vendet kandidate duhet të jenë të gatshëm për zgjerim deri në vitin 2030 dhe vlerësoi se ky është sinjal se të gjithë duhet të punojnë", transmeton Euroaktiv.

"Duke pasur parasysh atë që Kroacia e fundit është kyçur në Bashkimin Evropian dhe atje është 10 vjet, ne u ndihmojmë fqinjve tanë në Evropën Juglindore, si Ukraina dhe Moldavia me diturinë tonë dhe transferimin e diturisë si të përgatiten më mirë", tha Plenkoviq.

Në draftin e deklaratës së përbashkët, në të cilën ka pasur qasje Rojtersi, theksohet se "e ardhmja e kandidatëve për anëtarësim dhe qytetarë e tyre është në Bashkimin Evropian", trasmeton HRT. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR