• e enjte, 26 dhjetor 2024

Plenkoviçi pretendon se ka më shumë se 76 deputetë për formimin e qeverisë

Plenkoviçi pretendon se ka më shumë se 76 deputetë për formimin e qeverisë

 Zagreb, 7 maj 2024 (MIA)  - Kryetari i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe i qeverisë teknike, Andrej Plenkoviçi pas seancës së kryesisë së partisë deklaroi se ka më shumë se 76 deputetë që janë të gatshëm ta mbështesin.

 Në zgjedhjet parlamentare në Kroaci të 17 prillit, HDZ e fitoi shumicën e mandateve në Parlament, por jo aq sa për të formuar vetë qeveri, kështu që ditët e kaluara pati negociata intensive për koalicione të mundshme, ndërsa e djathta Lëvizja e Atdhetare është potenciali më i madh i koalicionit në të cilën llogarit HDZ.

 "Bisedimet vazhdojnë nesër. Sot patëm një takim me të gjithë kolegët që ishin bashkë me HDZ-në në listat zgjedhore, të gjithë ata deputetë, që janë gjashtë, më japin mbështetje të fortë si mandatar i ardhshëm për përbërjen e qeverisë sonë të tretë", tha Plenkoviçi pas takimit të djeshëm.

 Ai paralajmëroi se sot do të takohet edhe me përfaqësues të pakicave kombëtare, e më pas me përfaqësues të Lëvizjes Atdhetare.

 "Gjërat në negociatat për formimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë po ecin në një drejtim të mirë", tha Plenkoviçi.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR