Pjesëtarët e Misionit paqesor të KB-së do të mbeten në pozitat e tyre në Liban
- Shefi i misionit paqesor të Kombeve të Bashkuara, Zhan-Pjer Lakroa deklaroi se paqeruajtësit e KB-së do të mbeten në të gjitha pozitat në Liban edhe krahas thirrjeve nga Izraeli që të zhvendosen për shkak të intensifikimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe plagosjes së pesë pjesëtarëve të Misionit paqesor.
- Post By Besnik Shuki
- 07:48, 15 tetor, 2024
Nju-Jork, 15 tetor 2024 (MIA) - Shefi i misionit paqesor të Kombeve të Bashkuara, Zhan-Pjer Lakroa deklaroi se paqeruajtësit e KB-së do të mbeten në të gjitha pozitat në Liban edhe krahas thirrjeve nga Izraeli që të zhvendosen për shkak të intensifikimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe plagosjes së pesë pjesëtarëve të Misionit paqesor.
"Vendimi është marrë që UNIFIL tani për tani të mbetet në të gjita pozitat e veta edhe krahas thirrjeve të forcave izraelite të mbrojtjes për t'i braktisur pozitat e tyre të locuara në afërsi të Linjës së kaltër", tha Lakroa.
Ai potencoi se ky vendim mbetet në fuqi.
Misioni UNIFIL, që përfshin qindra ushtarë evropianë, publikoi se gjatë ditëve të kaluara disa herë është sulmuar nga armata izraelite. bsh/
Foto: EPA