• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pjesëmarrje e ministrit Mucunski në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s në Bruksel

Pjesëmarrje e ministrit Mucunski në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s në Bruksel

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, ka marrë pjesë në Ditën e dytë nga Takimi ministror i NATO-s, që u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel.

Siç informojnë nga Ministria, takimi i nivelit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s iu përkushtua çështjeve kyçe për sigurinë e rajonit euroatlantik në kontekst të sfidave aktuale të sigurisë.

"Takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të NATO Aleancës ka paraqitur mundësi të shkëlqyeshme për shqyrtim të statusit të realizimit të vendimeve të marra në samitin e NATO-s në Uashington, si dhe për definimin e prioriteteve në kuadër të përgatitjeve për samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë. që do të mbahet vitin e ardhshëm. Në këtë drejtim, ministri Mucunski e ka nënvizuar domosdoshmërinë nga vazhdimi i krijimit të politikave dhe qëndrimeve, të cilat do të mundësojnë përgjigje adekuate të sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik. Nga ana e tij, posaçërisht u theksua nevoja për ndërtimin e mëtejshëm të rezistencës individuale dhe të përbashkët për përgjigje ndaj sfidave nga kërcënimet e theksuara malinje dhe aktivitetet në rritje hibride, të cilat janë të orientuara ndaj shoqërive tona", thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.

Me këtë rast, ministri Mucunski e ka theksuar rëndësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, të cilin NATO-ja e njeh si të rëndësishëm në aspektin strategjik dhe potencoi se NATO-ja dhe BE-ja duhet t'i përforcojnë aktivitetet e tyre për përkrahje të proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike në vendet e rajonit. Këto procese, siç potencoi, janë mënyra më e mirë për mbyllje të vakuimit të sigurisë, i cii do të mund të shfrytëzohet nga aktorë dashakeq.

Në margjinat e takimit, ministri Mucunski ka realizuar takim me ministren kanadeze të Punëve të Jashtme, Melani Xholi. Në takimin janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes dy vendeve. Bashkëbiseduesit janë përqëndruar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, biznes relacionet dhe këmbimin tregtar.

Në mënyrë shtesë, në fokus të bisedimeve ka qenë edhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Të dy ministrat e kanë shprehur angazhimin e përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të aleancës në NATO, me theks të veçantë në kontributin e përbashkët për përforcimin e krahut lindor të Aleancës. bsh/

Foto: MInistria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR