• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pjesëmarrësit në protestën në Berlin kërkuan fund të luftës në Rripin e Gazës

Pjesëmarrësit në protestën në Berlin kërkuan fund të luftës në Rripin e Gazës

Berlin, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Në Berlin sot mbahen demonstrata propalestineze me pjesëmarrje të rreth 1.500 njerëzve, të cilët kanë bërë thirrje për ndërprerje të luftës në Rripin e Gazës, njoftoi DPA.

Demonstruesit marshuan nën slloganin "Solidaritet me Palestinën" nga rajoni Krojcberg deri në Portën e Brandeburgut në qendër të Berlinit.

Organizatorët regjistruan protestë me 5.000 njerëz, por policia kumtoi se numri i tyre është rreth 1.500. Zëdhënësi i policisë tha se protestat kanë qenë të qeta.

Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë thirrje për liri për Palestinën, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe brohoritur: "Stop për vrasjet, ndaleni luftën, ndaleni gjenocidin në Gazë".

Protestën e ka organizuar dega berlinase e partisë opozitare "E Majta". Ajo i ka bërë thirrje qeverisë gjermane të angazhohet për armëpushim urgjent dhe të përhershëm dhe të hiqet bllokada në Rripin e Gazës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR