• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pistorius synon të sigurojë kontratë furnizimi me municione me vlerë rreth 15 miliardë euro

Pistorius synon të sigurojë kontratë furnizimi me municione me vlerë rreth 15 miliardë euro

Berlin, 25 qershor 2024 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dëshiron të lidhë një kontratë për blerjen e 2.35 milionë copë municionesh artilerie me vlerë deri në 15 miliardë euro, raportojnë mediat gjermane, duke cituar një burim.

Ministria e Financave i ka dërguar planet e saj në komisionin e buxhetit të parlamentit për miratim, tha burimi, duke shtuar se propozimet do të kishin një porosi fillestare prej 1.3 miliardë euro për 200,000 fishekë të prodhuar në vend.

Nën kushtin e miratimit, Gjermania mund të negociojë një marrëveshje kornizë me Diehl Defense dhe Nammo Raufos, raportoi Shpigel, ku u raportuan fillimisht planet. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR