• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pistorius: Ndërprerja e dy kabllove të komunikimit optik nën Detin Baltik është sabotim

Pistorius: Ndërprerja   e dy kabllove të komunikimit optik nën Detin Baltik është sabotim

 Bruksel, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius,  sot deklaroi se ndërprerja e dy kabllove të komunikimit optik nën Detin Baltik është rezultat i sabotimit.

 "Askush nuk beson se këto kabllo janë prerë rastësisht", tha Pistoriusi në Bruksel, duke shtuar se duket se bëhet fjalë për sabotim, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë dëshmi.

 Kablloja e transmetimit të të dhënave nën Detin Baltik, ndërmjet Finlandës dhe Gjermanisë, është prerë dhe arsyeja e ndërprerjes po hetohet, njoftuan dje autoritetet finlandeze.

 

QËNDRONI TË LIDHUR