• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pistorius: Kushte për anëtarësim të Ukrainës në NATO madje pas përfundimit të luftës

Pistorius: Kushte për anëtarësim të Ukrainës në NATO madje pas përfundimit të luftës

Berlin, 3 korrik 2023 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot deklaroi se parakushtet për hyrje të Ukrainës në NATO mund të definohen vetëm pas përfundimit të luftës.

"Më e rëndësishme për Ukrainën është që të fitojë. Kushtet për përfundimin e luftës agresore, e cila është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, mund t'i përcaktojnë vetëm ukrainasit. Do ta mbështesim Ukrainën derisa është e domosdoshme që të mbrohet nga sulmi brutal rus", tha Pistorius në një intrervistë për gazetën polake "Reçpospolita".

Në pyetjen pse Berlini është më i kujdesshëm në lidhje me anëtrarësimin e Ukrainës nga pjesa më e madhe tjetër e NATO-s, ministri gjerman tha se përfaqësuesit e Kievit do të fitojnë vend të barabartë në samitin e ardhshëm në Vilnus. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR