• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pistorius: Gjermania duhet të marrë sa më shpejt “Leopardët” e rinj

Pistorius: Gjermania duhet të marrë sa më shpejt “Leopardët” e rinj
Berlin, 1 shkurt 2023 (MIA) - Gjermania duhet të porosisë sa më shpejt tanke të reja "Leopard" për të zëvendësuar ato që do të dërgohen në Ukrainë, deklaroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

"Gjëja kryesore për mua është se ne duhet të porosisim tanke të reja, jo brenda një viti, por sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që prodhimi të fillojë," tha Pistorius gjatë vizites në një batalion tankesh në qytetin perëndimor Augusdorf, nga ku 14 tanke u dërguan në Kiev.

 

Ministri gjerman tha se nuk ka rëndësi se nga do të vijnë paratë për blerjen e tankeve të reja. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR