• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pistorius: BE-ja nuk do ta plotësojë qëllimin prej një milionë grante për Ukrainën

Pistorius: BE-ja nuk do ta plotësojë qëllimin prej një milionë grante për Ukrainën

Bruksel, 14 nëntor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian me siguri  nuk do të dërgojë një milionë pjesë municion në Ukrainë siç ishte dakorduar paraprakisht, deklaroi sot në Bruksel ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Vendet e BE-së vendosën t'i sigurojnë Ukrainës grante deri në mars të vitit 2024 ta mbështesin vendin në mbrojtjen e saj nga Rusia.

"Qëllimi prej një milionë nuk do të arrihet, duhet ta supozojmë këtë", tha Pistorius në takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së, ku ndihma ushtarake për Kievin ishte në majë të agjendës.

Rreth 300.000 predha janë dorëzuar në Kiev sipas marrëveshjes së deritanishme", deklaroi përfaqësuesi i BE-së.

"Ata të cilët që nga vetë fillimi paralajmëruan se qëllimi është joreal, tani për fat të keq kishin të drejtë", tha Pistorius.

Gjermania tashmë kontribuoi "një pjesë të madhe" për arritjen e atij qëllimi dhe do të vazhdojë ta bëjë, shtoi Pistorius, duke theksuar se kapacitetet prodhuese megjithatë janë kufizuar.

"Ka hapësirë për disa dërgesa", tha shefi për punë të sigurisë dhe të jashtme të BE-së, Zhozep Borell, duke insistuar se industria do të ketë kapacitet t'i prodhojë predhat e premtuara deri në mars të vitit të ardhshëm.

Borell, gjithashtu u bëri thirrje vendeve-anëtare të japin prioritet në eksportet e municioneve në Ukrainë para vendeve tjera, me qëllim që më shpejtë të sigurojnë më shumë municion.

Rreth 40 për qind e asaj që prodhohet në BE eksportohet, por nuk është sasi e mjaftueshme në Ukrainë", tha ai.

Ministri estonez i Mbrojtjes Hano Pevkur e kritikoi faktin se Koreja Veriore mund të dërgojë municion në Rusi derisa BE-ja lufton ta bëjë të njëjtën për Ukrainën.

Qeveria estoneze për herë të parë e nxori idenë për programin e BE-së për municion për Ukrainën në fillim të vitit.

Ministri letonez i Mbrojtjes Andris Spruds tha se "aspirata dhe ambicia" ishin të rëndësishme që të arrihet qëllimi.

Borell përsëriti urgjencën e rritjes së mbështetjes ushtarake të BE-së për Ukrainën "që të plotësohen nevojat afatshkurte dhe afatmesme të vendit".

BE-ja tashmë kontribuoi shumë, por "duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejtë" tha ai, duke shtuar se humbja e kohës do të thotë humbje e jetëve.

Ministrat biseduan edhe për atë se sa gjatë do t'i mbështesin forcat e armatosura të Ukrainës. 

Planet për ndihmë ushtarake prej 20 miliardë euro (21.4 miliardë dollarë) deri në vitin 2027 nuk kanë gjasa të marrin mbështetjen e nevojshme unanime.

Pistorius konfirmoi planet për ndihmë të re ushtarake dypalëshe për Ukrainën në shumën prej të paktën tetë miliardë eurosh.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s diskutoi me ministrat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike për furnizimin dhe komunikimin me energji, duke përfshirë tubacionet nënujore dhe kabllot e transmetimit të të dhënave. sa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR