• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pisonero: Zgjerimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e KE-së

Pisonero: Zgjerimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e KE-së

Bruksel, 31 tetor 2023 (MIA) - Vizita e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në vendet e Ballkanit Perëndimor është një udhërrëfyes i qartë për vlerën e madhe që BE-ja i kushton procesit të zgjerimit, tha sot zëdhënësja e KE-së për politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Ana Pisonero.

"Zgjerimi, para se gjithash me vendet e Ballkanit Perëndimor, është një nga prioritetet e Komisionit Evropian nga fillimi i mandatit të saj", theksoi Pisonero.

Ajo, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, theksoi se në kontekst të zgjerimit është edhe Plani i ri i Komisionit Evropian për rritje të Ballkanit Perëndimor, për të cilin fon der Lajen ka folur gjatë vizitave të saj të vendeve nga rajoni në dy ditët e fundit.

"Plani në bazë duhet ta përshpejtojë lidhshmërinë e tyre ekonomike me Bashkimin Evropian dhe t'i sjellë më afër tregut të vetëm evropian, me të cilën ata do të kenë përfitime prej para anëtarësimit", shtoi Pisonero.

Ajo theksoi edhe se Komisioni Evropian në raporte për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, duke shtuar se ato janë vënë për shqyrtim në rend dite të mbledhjes së Kolexhit të komisarëve më 8 nëntor, kështu që do të publikohen pas miratimit të tyre.

Lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pisonero vetëm shkurt u përgjigj se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht përpjekjet e ndërmarra nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Zhozep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i Unionit për dialogun Prishtinë-Beograd  dhe çështje të tjera rajonale nga Ballkani Perëndimor, Miroslav Lajçak. sa/

Foto: BE

QËNDRONI TË LIDHUR