• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pisonero: Liderët e BE-së kanë mbështetur Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, mbetet vetëm miratimi i rregullores për zbatimin e tij

Pisonero: Liderët e BE-së kanë mbështetur Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, mbetet vetëm miratimi i rregullores për zbatimin e tij

Bruksel, 7 shkurt 2024 (MIA) - Partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor mirë e kanë pranuar Planin e Komisionit Evropian për rritjen e rajonit dhe pas miratimit të rregullores për të, presim të fillojë aplikimi i saj, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero.

"Për neve është shumë e rëndësishme që në Këshillin Evropian më 1 shkurt, liderët ranë dakord të sigurojnë financim për Planin e Rritjes, i cili përbëhet nga dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi", theksoi Pisonero, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve, kur mund të presim fillimin e zbatimit të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Sipas Pisoneros, tani mbetet që Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së të bien dakord për rregulloren për Mekanizmin për zbatimin e Planit sa më shpejt që të jetë e mundur, pas së cilës mund të fillojë zbatimi i tij.

Sa i përket dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, Pisonero ka theksuar se të dyja palët e kanë të qartë se përparimi i tyre në rrugën evropiane varet nga progresi në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

  

Европската комисија не сакаше да одговори на новинарските прашања поврзани за соопштението објавено вчера за ситуацијата во Босна и Херцеговина и провокациите на Република Српска, јавува допи

Zëdhënësi i KE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano, nga ana e tij, deklaroi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës vazhdon dhe se BE-ja nuk druan nga ndalimi në të dhe vendosjes së gjendjes së status kuo-së.

"Vetëm druajmë se njerëzit në Kosovë dhe Serbi do të mbeten jashtë procesit integrues që është i rëndësishëm për ta. Faktet që kemi parë dhe kemi reaguar në dy javët e fundit, veçanërisht vendimet e njëanshme nga ana e Kosovës dhe sjellja e autoriteteve në Prishtinë, nxisin druajtje se Kosova mund të lihet jashtë procesit", tha Stano.

Ai theksoi se BE-ja vazhdon të punojë së bashku me partnerët e saj në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare për t'i penguar të dyja palët nga veprimet që do t'i distancojnë nga dialogu dhe nga zbatimi i obligimeve të marra. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR