• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pisonero: Ritmi i negociatave për anëtarësim në BE varet nga plotësimi i kushteve nga ana e vendeve kandidate

Pisonero: Ritmi i negociatave për anëtarësim në BE varet nga plotësimi i kushteve nga ana e vendeve kandidate

Bruksel, 3 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Evropian është mjaftë i qartë në qëndrimin se pranimi i anëtarëve të reja në BE nuk do të shkojë sipas ndonjë kalenderi të caktuar, por do të varet nga përparimi objektiv i vendeve kandidate në plotësimin e kushteve për anëtarësim, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së pë politikë të fqinjësisë, zgjerimit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Ana Pisonero.

"Përparimi i vendeve partnere në harmonizim me legjislaturën e BE-së dhe plotësimin e të gjitha kushteve për anëtarësimin, janë bazë që e definon ritmin e negociatave", tha Pisonero në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në çfarë baze Komisioni Evropian e formuloi vlerësimin se "Mali i Zi është vendi i ardhshëm që do t'i bashkangjitet BE-së".

Pisonero tha se javën e kaluar në kuadër të Konferencës ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe BE-së janë mbyllur kapitujt 23 dhe 24 nga negociatat për anëtarësim dhe janë dhënë Raportet e përkohshme pozitive për vlerësim për to.

"Qartë është se këtë përparim që e ka arritur Mali i Zi, tani do t'i ndihmojë vendit që të vazhdojë përpara me hapat e ardhshme në këtë proces, me mbylljen e kapitujve në procesin e negociatave. Ata veçmë kanë mbyllur tre kapituj", shtoi Pisonero. bsh/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR