• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pirc Musar: Zgjerimi i BE-së është rruga e duhur përpara

Pirc Musar: Zgjerimi i BE-së është rruga e duhur përpara

Lubjanë, 19 nëntor 2023 (MIA) - Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar dhe homologu i saj austriak Aleksandar van der Belen sot e përfunduan vizitën dyditore në Moldavi në takim me Guvernatorin e Bankës Kombëtare të Moldavisë, Oktavijan Aramsu.

Pirc Musar edhe një herë ka theksuar se zgjerimi BE-së është rruga e duhur përpara.

Duke komentuar përpjekjet e Moldavisë për anëtarësim në BE, Pirc Musar tha se negociatat qasëse janë një proces specifik që kërkon përshtatje, riformulim dhe mbështetje nga e gjithë shoqëria, thuhet në komunikatën e kabinetit të presidentes sllovene. rq/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR