Pinjo: Fon der Lajen dhe Tramp patën bisedë telefonike me të vërtetë të mirë
- Kryetarja e Komisionit evropian, ursulla fon der Lajen dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në bisedën e djeshme telefonike thelbësisht u dakorduan për përshpejtim të negociatave tregtare mes BE-së dhe SHBA-së, si dhe të mbeten në kontakt të afërt, informoi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:37, 26 maj, 2025
Bruksel, 26 maj 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, ursulla fon der Lajen dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në bisedën e djeshme telefonike thelbësisht u dakorduan për përshpejtim të negociatave tregtare mes BE-së dhe SHBA-së, si dhe të mbeten në kontakt të afërt, informoi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.
"Nuk do të hyj në hollësi të bisedës, ajo që mund të them është se folën për lidhjet më të fuqishme dhe më të ngushta tregtare në botë", deklaroi Pinjo, duke shtuar se është bërë fjalë për "thirrje me të vërtetë të mirë", e cila ishte inicuar nga Fon der Lajen.
Pinjo shtoi se negociatat tregtare për nga natyra e vet janë të ndërlikuara dhe ato do të vazhdojnë më tej.
"Është pozitive të shihet se ka angazhim edhe nga ana e presidentit (Tramp) edhe nga ana jonë. Çdoherë kemi thënë se ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje", theksoi Pinjo.
Ajo potencoi se eurokomisari për tregti dhe ekonomi, Marosh Shefçoviq vazhdon me negociatat, duke paralajmëruar se ai sot do të ketë bisedë tjetër telefonike me sekretarin amerikan, Hauard Latnik.
"Nuk do të hyjmë në hollësi të bisedave. Fshehtësia dhe diskrecioni i negociatave janë të qarta, kështu që nuk do të hyjmë në to, së paku jo tnai për tnai", shtoi Pinjo. ab/
Foto: МIА Arkivi