• e premte, 27 dhjetor 2024

Piloti ukrainas: Nevojiteshin gjashtë dronë të vegjël detarë për të përmbytyr një anije ruse

Piloti ukrainas: Nevojiteshin gjashtë dronë të vegjël detarë për të përmbytyr një anije ruse

Kiev, 6 shkurt 2023 (MIA) - Nevojiteshin gjashtë dronë detarë, të fuqizuar nga skuterë reaktivë për të përmbytur një anije raketore ruse javën e kaluar, tha një pjesëtar i shërbimit sekret të Ukrainës për Si-En-En.

Shërbimi ukrainas Informativ i Mbrojtjes kumtuoi atëherë se luftanija e vogël ruse "Ivanovets" kishte pësuar sulme të shumta pranë gadishullit Krime.

Njëri prej pilotëve të dronit pas sulmit deklaroi për Si-En-En se në sulm janë shfrytëzuar dhjetë dronë "MAGURA", prej të cilave gjashtë kanë goditur dhe në fund kanë përmbytur anijen luftarake ruse, që është humbja më e re për flotën ruse të Detit të Zi.

"Dronët 'MAGURA' janë vetëm disa metra të gjatë dhe fuqizohen nga skuterë", deklaroi piloti, por ata kanë rrezeveprimi të madh prej rreth 800 kilometrash, gjë që i jep njësisë liri për kohën e sulmit. 

Piloti është pjesëtar i njësisë special të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase (GUR), e cila ka qenë e lidhur me sulme të shumta në Krime dhe brenda në Rusi. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR