• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pilotët ukrainas trajnohen për të drejtuar aeroplanët F-16 në Francë

Pilotët ukrainas trajnohen për të drejtuar aeroplanët F-16 në Francë

Paris, 17 qershor 2024 (MIA) - Për momentin 10 pilotë ukrainas janë duke u trajnuar për të drejtuar aeroplanin F-16 në Francë, kumtuan sot Forcat ajrore franceze.

Forcat ajrore franceze janë zotuar të certifikojnë trajnimin e 26 ukrainasve brenda dy viteve. Pilotët ukrainas po trajnohen në një bazë ajrore në jugperëndim të Francës dhe vendndodhja e saktë nuk është bërë e ditur për shkaqe sigurie, transmeton "Mond".

Sipas gazetës, në bazën ajrore ku do të stërviten pilotët në Ukrainë nuk ka aeroplanë luftarakë F-16, por ka disa Alfaxheti që janë marrë falë bashkëpunimit franko-belg. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR