• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pezeshkian: Politika e Iranit ndaj Izraelit mbetet e njejtë

Pezeshkian: Politika e Iranit ndaj Izraelit mbetet e njejtë

 Teheran, 9 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Masud Pezeshkian, sot deklaroi se marrëdhëna e Iranit ndaj Izraelit mbetet e njejtë dhe se lëvizja e rezistencës në të gjithë rajonin nuk do të lejojnë vazhdimin e, siç tha, "politikës kriminale izraelite" ndaj palestinezëve.

 "Republika islamike gjithmonë e ka mbështetur rezistencën e popullit në rajon kundër regjimit të paligjshëm sionist”, tha Pezeshkiani në mesazhin drejtuar Hasan Nasralas, lider i grupit libanez Hezbollah, të mbështetur nga Irani, raportojnë mediat britanike. 

 Mediat njoftuan se Hezbollahu shiit dhe Hamasi sunit palestinez janë pjesë e një grupi fraksionesh të mbështetura nga Irani në rajon.

 Izraeli ende nuk e kanë komentuar deklaratën e Pezeshkianit. 

 Lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës filloi në tetor të vitit të kaluar, kur Hamasi e sulmoi pjesën jugore të Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. Që atëherë në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë 38.800 palestinezë, ndërsa pothuajse 88.000 janë plagosur, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR