• e shtunë, 23 nëntor 2024

Petrovska - Stjuard Piç: Bashkëpunimi në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar forcon sigurinë e rajonit dhe sigurinë kolektive të Aleancës

Petrovska - Stjuard Piç: Bashkëpunimi në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar forcon sigurinë e rajonit dhe sigurinë kolektive të Aleancës

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot është takuar me të dërguarin  e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, lordin Stjuard Piç për të cilën kanë diskutuar për sigurinë e gjendjes në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për zhvillimin e marrëdhënieve në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar si aleatë në Aleancë, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes.

Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Metju Loson.

Maqedonia e Veriut, theksoi ministrja, e llogarit Mbretërinë e Bashkuar një vend aleat me të cilin kemi lidhje të forta miqësore dhe bashkëpunim të zhvilluar në mbrojtje që ndihmuan të arrijmë standardet e NATO-s.

"Angazhimi jonë i përbashkët për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit është më se i dukshëm. Me mbështetjen britanike, ne vazhdojmë ta zhvillojmë terrenin tonë më të madh të stërvitjes në një qendër moderne trajnimi që ofron kushte të shkëlqyera për zhvillimin e ndërveprimit ndërmjet aleatëve të NATO-s", tha Petrovska, thuhet në kumtesën e MM-së.

Përfaqësuesi special, lordi Piç në takim theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një bashkëpunim të fuqishëm në mbrojtje, i dukshëm përmes mbështetjes të vazhdueshme britanike në fushën e edukimit ushtarak, llojeve të ndryshme të donacioneve dhe stërvitjeve të përbashkëta të pjesëtarëve të dy forcave të armatosura në poligonin "Krivollak".

Në kumtesë thuhet se Mbretëria e Bashkuar është një vend aleat me të cilin Maqedonia e Veriut ka zhvilluar bashkëpunim gjithëpërfshirës në mbrojtje. Në vitin 2023 u kryen dhjetë stërvitje të përbashkëta, ndërsa pjesëtarët e Armatës vazhduan të aftësohen në shkollat ​​e larta ushtarake në vend.

Në "Krivollak" me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar prej rreth një milion paund britanik janë instaluar 14 njësi komplekse të lëvizshme për trajnimin e personelit të armatës në mjedis urban, janë dhuruar sisteme elektronike të shënjestrimit, ndërsa është ndërtuar një kullë gjuajtje në fazën përfundimtare. Përveç kësaj, ushtarët britanikë kryen një numër të madh trajnimesh me pjesëtarët e grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë së Armatës së Maqedonisë. rq/

Foto: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR