• e diel, 24 nëntor 2024

Petkov: Me rëndësi është që të vazhdojë dialogu konstruktiv midis Shkupit dhe Sofjes dhe të mos i nënshtrohen provokimeve

Petkov: Me rëndësi është që të vazhdojë dialogu konstruktiv midis Shkupit dhe Sofjes dhe të mos i nënshtrohen provokimeve
Romë, 23 maj 2023 (MIA) - Me rëndësi për qeveritë e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut është që të vazhdojnë me dialog konstruktiv dhe të mos i nënshtrohen provokimeve nga disa grupe të cilat tentojnë t'i rrisn tensionet, deklaroi sot në Romë, kryetari i Qeverisë bullgare, Kiril Petkov pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Petkov në një deklaratë për mediat bullgare përsëriti se nevojitet të thirret Këshilli konsultativ bullgar për siguri kombëtare në të cilin do të bisedohej për tërë atë që deri më tani e kanë bërë qeveritë e dy vendeve. "Vetëm përmes dialogut konstruktiv do të mund të vazhdojmë në drejtim të fqinjësisë së mirë që e duan dy qeveritë", tha Petkov, duke shtuar se shpreson se hapi i ardhshëm do të jetë thirrja e Këshillit konsultativ për siguri kombëtare nga ana e presidentit bullgar, Rumen Radev, që të shqyrtohet gjithë ajo që është arritur nga takimet e deritanishme, "Nuk u obliguam në kurrfarë afate, gjëja e vetme në çka jemi obliguar është që ta mbajmë ritmin e mirë, ndërsa ministritë e punëve të jashtme të vazhdojnë të punojnë. Premtuam se do ta mbajmë ritmin konstruktiv. Presim në javët dhe muajt e ardhshëm disa grupe të ndryshme të cilat nuk duan fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të tentojnë të shkaktojnë provokime", deklaroi Petkov, duke shtuar se me kryeministrin Kovaçevski konfirmuam se krijimi i fqinjësisë së mirë është i rëndësishëm dhe i përbashkët. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR