Peter Sorensen në vizitën e parë zyrtare në Kosovë si i dërguari i posaçëm i BE-së
- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, e nis sot vizitën e tij disaditore në Kosovë me një takim me Presidenten Vjosa Osmani.

Prishtinë, 17 mars 2025 (MIA) - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, e nis sot vizitën e tij disaditore në Kosovë me një takim me Presidenten Vjosa Osmani.
Siç kumtoi kabineti i presidentes së Kovosës, Osmani do ta presë Sorensenin në orët e paraditës, ndërsa ai do të realizojë edhe takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë përgjegjës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Kjo është vizita e parë e Sorensen që kur u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun, njoftoi Beta.
Megjithëse zyrtarisht nuk është paralajmëruar, ai pritet të takohet edhe me përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me përfaqësues të Listës Serbe, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. ls/
Foto: Arkiv