• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peskovi: Rusia do t'i përgjigjet pushtimit ukrainas të Kurskutit

Peskovi: Rusia do t'i përgjigjet pushtimit ukrainas të Kurskutit

 Moskë, 26 gusht 2024 (MIA) - Rusia do të duhet të përgjigjet ndaj ndërhyrjes  së Ukrainës në rajonin perëndimor të Kurskutit, ndërsa ideja për armëpushim me Kievin nuk është më relevante, tha sot Kremlini, transmeton Hina.

Mijëra trupa ukrainase më 6 gusht e depërtuan kufirin rus në një sulm të befasishëm që presidenti rus Vladimir Putini tha se kishte për qëllim përmirësimin e pozicionit negociator të Kievit përpara bisedimeve të mundshme dhe ngadalësimin e avancimit të forcave ruse përgjatë vijës së frontit. 

"Veprimet e armiqësore nuk mund të kalonë pa një përgjigje të përshtatshme", deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskovi. 

 "Përgjigje sigurisht që do të ketë", shtoi ai.

Putini  menjëherë pas pushtimit deklaroi se Ukraina do të marrë një "përgjigje të vlefshme", por  ende nuk e ka thënë publikisht se cila do të jetë ajo përgjigje. 

 Peskovi i hodhi poshtë raportet e mediave se ka pasur pasur negociata për armëpushim midis Moskës dhe Kievit.

"Nuk ka pasur kurrfarë negociatash. Tema e negociatave në këtë moment  paksa e ka humbur  rëndësinë e saj, tha Peskovi. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR