• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peskovi: NATO-ja është tashmë në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë

Peskovi: NATO-ja është tashmë në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë

 Moskë, 27 maj 2024 (MIA)  - NATO-ja tashmë është në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë dhe Aleanca me retorikën e saj ushtarake po e rrit përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitru Peskovi.

Në një intervistë për gazetën "Izvestia", Peskovi i quajti kontradiktore thirrjet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg,  për të lejuar forcat e armatosura ukrainase të sulmojnë territorin rus me armë perëndimore dhe të parandalohet pjesëmarrjen e NATO-s në konflikt. 

Në pyetjen nëse falë një retorike të tillë, NATO po i afrohet një konfrontimi të drejtpërdrejtë me Moskën, Peskovi u përgjigj se "NATO nuk po afrohet, por tashmë është në të". 

 "NATO është e përfshirë në këtë konflikt, është e përfshirë drejtpërdrejt. Por edhe armata jonë e di se çfarë të bëjë, ajo vazhdon me operacionin special ushtarak për eliminimin e të gjitha kërcënimeve", tha Peskovi.

 Stoltenbergu, siç shtoi, po luan me retorikën ushtarake, raportojnë mediat ruse.

 "NATO-ja me këtë e  rrit shkallën e përshkallëzimit, luan me retorikën ushtarake dhe bie në ekstazë ushtarake. Ky është realiteti me të cilin duhet të vazhdojmë të merremi", tha zëdhënësi i Kremlinit..

 Më herët, sot nga takimi i NATO-s në Sofje, Stoltenbergu tha se Kievit duhet t'i lejohet të kryejë sulme në territorin rus me armë perëndimore, sepse, sipas tij, "është vetëmbrojtje, e cila është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e ofensiva e ushtrisë ruse pranë Harkovit".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR