• e enjte, 07 nëntor 2024

Peskov: Sigurimi i armëve perëndimore për Ukrainën për sulme ndaj Rusisë do të ketë pasoja

Peskov: Sigurimi i armëve perëndimore për Ukrainën për sulme ndaj Rusisë do të ketë pasoja

Moskë, 6 qershor 2024 (MIA) - Kremlini sot paralajmëroi se sigurimi i armëve perëndimore për Ukrainën", për sulme në territorin rus "nuk mund të mbetet pa pasoja.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot kumtoi se deklarata e presidentit rus Vlladimir Putin për dërgesë të mundshme të armëve ruse me saktësi të lartë në vende tjera jep një ide shtesë për pasoja të pashmangshme nga dërgesa e armëve të tilla perëndimore të Ukrainës, transmetuan mediat ruse.

"Kjo është një deklaratë shumë e rëndësishme, në të cilën qartë tregohet se furnizimi me armë që do të na sulmojnë nuk mund të mbetet pasoja dhe ato pasoja gjithsesi do të ndodhin", deklaroi Peskov.

Ai refuzoi të përmendë rajonet ose vendet konkrete në të cilat Moska mund të dërgojë armë të tilla, duke theksuar se "presidenti (Putin) e tha atë që dëshironte ta thotë".

"Këtu gjithçka është e kristaltë dhe prandaj nuk duhet kurrfarë sqarimi", shtoi Peskov.

Putini gjatë bisedës së djeshme me kryeredaktorët e mediave të huaja tha se Moska e shqyrton çështjen për përgjigje asimetrike të dërgesave të armëve prëndimore në Ukrainë për sulme në territorin rus.

"Nëse dikush mendon se është e mundur që armë të tilla të dërgohen në zonën e luftimit për të goditur territorin tonë dhe për të na krijuar probleme, atëherë pse nuk kemi të drejtë t'i dorëzojmë armët tona të së njëjtës klasë në ato rajone të botës? , ku do të kryhen sulme ndaj objekteve të ndjeshme të atyre vendeve që e bëjnë këtë në raport me Rusinë", tha presidenti rus. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR