• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Peskov: Rusia e dënon vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe sulmet në Liban

Peskov: Rusia e dënon vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe sulmet në Liban

Moskë, 30 shtator 2024 (MIA) - Rusia e dënon vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hasan Nasralla dhe sulmet izraelite në Liban dhe beson se kjo ka çuar në destabilizimin e rëndësishëm të rajonit të Lindjes së Afërt, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. 

"Pala ruse i akuzon veprimet e tilla. Besojmë se ato çuan në një destabilizim të konsiderueshëm të situatës në rajon", tha Peskov duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, transmetojnë mediat ruse. 

Peskov deklaroi se bombardimi jo selektiv i zonave të banuara çon në një numër të madh viktimash, gjë që do rezultojë me katastrofë humanitare siç po e shohim në Gazë.

Që nga java e kaluar, Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive kundër objektivave të Hezbollahut në Liban.

Aeroplanë izraelitë kryen gjithashtu disa sulme ajrore në shënjestër në Bejrut, ndërsa në njërin prej tyre u vra lideri i Hezbollahut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR