• e premte, 27 dhjetor 2024

Peskov: Rusia duhet të armatoset kundër manipulimeve nga jashtë

Peskov: Rusia duhet të armatoset kundër manipulimeve nga jashtë

Moskë, 31 tetor 2023 (MIA) - Si përgjigje ndaj trazirave antisemite në Kaukazin Verior, Rusia dëshiron që që më fuqishëm të armatoset kundër ndërhyrjeve të perceptuara të jashtme, deklaroi sot në Moskë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, transmeton DPA.

Peskov këtë e deklaroi pasi presidenti Vlladimir Putin u takua me Këshillin e tij të sigurisë dhe shefat e sigurisë një natë më parë.

Sipas mediave ruse, Peskov deklaroi se rrethi i pjesëmarrësve tregoi se diskutimi ka qenë për "masa të forcuara për të parandaluar ndërhyrjen e jashtme". Ai tha se nuk mund të japë detaje.

"Nga këndvështrimi i udhëheqjes ruse, këto trazira u shkaktuan përmes rrjeteve sociale nga jashtë. Ngjarjet në Lindjen e Mesme po keqpërdoren për të ndezur ndjenjat në Rusi me informacione të manipuluara", tha Peskov.

Në republikën ruse të Kaukazit Verior, Degestan me shumicë myslimane, një turmë sulmoi aeroportin në kryeqytetin rajonal të Mahaçkalas të dielën pasi një aeroplan nga Tel Avivi u ul me pasagjerë hebrenj. Më shumë se 20 persona u lënduan, ndërsa 83 janë arrestuar.  qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR