• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peskov: Rusia do të kërkojë sqarim nga Armenia pasi njoftoi se ka ngrirë anëtarësimin e saj në OTSK

Peskov: Rusia do të kërkojë sqarim nga Armenia pasi njoftoi se ka ngrirë anëtarësimin e saj në OTSK

 Moskë, 23 shkurt 2024 (MIA) - Rusia sot njoftoi se planifikon të kërkojë sqarim nga Armenia, pasi kryeministri i saj Nikol Pashinjan në një intervistën e djeshme deklaroi se Jerevani ka ngrirë anëtarësimin e saj në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive (OTSK) të udhëhequr nga Rusia. sepse kjo aleancë e ka tradhtuar vendin.

Muajt ​​e fundit, Pashinjani ka shprehur pakënaqësinë e tij për lidhjet shumëvjeçare të Armenisë me Rusinë dhe thotë se vendi i tij nuk mund të mbështetet më tek Moska për t'i përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes. Ai, gjithashtu,  propozoi  një rishikim të anëtarësimit të Armenisë në organizatë. 

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskovi,   sot për kanalin televiziv "Zvezda" të Ministrisë ruse të Mbrojtjes  deklaroi se Moskës i duhen më shumë detaje nga Armenia.

"Pala armene nuk ka ndërmarrë asnjë veprim zyrtar  lidhur me këtë. Kemi për qëllim të kontaktojmë me kolegët tanë dhe ta sqarojmë kuptimin e këtyre deklaratave", tha Peskovi. 

Ish-republika të tjera sovjetike që janë anëtare të organizatës janë Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani. 

 "Sekretariati i Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive nuk ka marrë asnjë deklaratë nga Jerevani në lidhje me ndërprerjen e anëtarësimit", njoftoi shërbimi për shtyp i organizatës.

Pashinjani në një intervistë për televizionin Frans 24 të transmetuar mbrëmë,  tha se "Traktati për Siguri Kolektive nuk i ka përmbushur qëllimet e tij për sa i përket Armenisë, veçanërisht në vitin 2021 dhe 2022". 

"Tani praktikisht e kemi ngrirë pjesëmarrjen tonë në këtë marrëveshje. Sa i përket hapave tanë të ardhshëm, do të duhet të shohim", shtoi ai 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR