• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Peskov: Rusia dhe SHBA-ja vazhdojnë dialogun, Moska nuk e sulmon sistemin energjetik të Ukrainës

Peskov: Rusia dhe SHBA-ja vazhdojnë dialogun, Moska nuk e sulmon sistemin energjetik të Ukrainës

Moskë, 26 mars 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se Rusia është e kënaqur me dialogun konstruktiv dhe efikas me SHBA-në dhe se kontaktet me palën amerikane janë "intensive dhe produktive".

Peskovi konfirmoi se është në fuqi urdhri i presidentit rus Vlladimir Putin për një moratorium ndaj sulmeve në sistemin energjetik të Ukrainës.

Pas arritjes së një marrëveshje me presidentin amerikan Donald Tramp më 18 mars që palët në konflikt të përmbahen nga sulmet ndaj objekteve energjetike, Putini dha "urdhrin e duhur për ushtrinë ruse".

“Edhe pse Ukraina nuk iu përgjigj plotësisht kësaj thirrje, Rusia vazhdoi të zbatonte moratoriumin, ndërsa forcat ukrainase vazhduan të sulmonin objektet në Rusi”, tha Peskov.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e Arktikut për Rusinë, duke deklaruar se Rruga e Detit të Veriut është funksionale dhe se burimet minerale të rajonit tashmë po përdoren. Peskov theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar në Arktik është një nevojë urgjente, por shtoi se Rusia do të vazhdojë të përdorë burimet e këtij rajoni për interesat e saj.

Zëdhënësi i Kremlinit komentoi gjithashtu 25-vjetorin e zgjedhjes së parë të Vlladimir Putinit si president i Rusisë, duke vënë në pah se Rusia gjatë asaj kohe ka kaluar rrugë të gjatë, "nga mbijetesa, kolapsi ekonomik dhe politik, te zhvillimi dhe prosperiteti në rritje".

Ai shtoi se Rusia tani është bërë një vend i qëndrueshëm, me një sektor të zhvilluar ekonomik dhe integritet territorial më të fortë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR