• e enjte, 09 prill 2026

Peskov: Rusia është e hapur për negociata për Ukrainën, kontaktet me SHBA-në vazhdojnë

Peskov: Rusia është e hapur për negociata për Ukrainën, kontaktet me SHBA-në vazhdojnë

Moskë, 25 mars 2026 (MIA) - Rusia mbetet e hapur për negociata për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe pret vazhdimin e rolit ndërmjetësues të SHBA-së me vullnet të mirë, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit rus, Dimitrij Peskov. 

"Mbetemi të hapur për negociata", deklaroi Peskov para gazetarëve, duke theksuar se Kremlini pret që Uashingtoni të vazhdojë të sigurojë "shërbime të mira" në ndërmjetësim mes palëve të konfliktit, raportojnë mediat ruse. 

Peskovi theksoi se kontaktet mes Rusisë dhe SHBA-së në lidhje me Ukrainën vazhdojnë përmes kanaleve ekzistuese, ndërsa Moska merr informacione për përparimin e bisedimeve me Kievin. 

"Vazhdojmë të mbajmë kontakte me amerikanët dhe të marrim informacione për atë që po ndodh", tha zëdhënësi i Kremlinit, duke shtuar se Rusia i përshëndetë përpjekjet e palës amerikane të drejtuara drejt krijimit të kushteve për arritjen e një zgjidhjeje. 

Në kontekstin e marrëdhënieve më të gjera me SHBA-të, ai theksoi se Moska e mbështet çdo formë të dialogut të rinovuar me Uashingtoni zyrtar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR