Peskov: Rusia është e gatshme të kthehet shpejt në marrëveshjen e grurit, por ajo duhet të zbatohet edhe në pjesën që lidhet me Moskën
- Rusia është e gatshme që shpejt t'i kthehet marrëveshjes së grurit, por ajo duhet të zbatohet edhe në pjesën që ka të bëjë me Moskën, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Moskë, 2 gusht 2023 (MIA) - Rusia është e gatshme që shpejt t'i kthehet marrëveshjes së grurit, por ajo duhet të zbatohet edhe në pjesën që ka të bëjë me Moskën, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
"Presidenti Vladimir Putin e ka përsëritur këtë tashmë 100 herë. Rusia është e gatshme të kthehet shpejt në marrëveshjen reale. Jo vetëm për bisedimet, por edhe për vetë marrëveshjen. Ajo është e gatshme ta bëjë menjëherë. Marrëveshja thjesht duhet të zbatohet në pjesën që ka të bëjë me Rusinë. Kjo nuk është bërë deri më tani”, tha Peskov.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tomas Grinfield, bëri me dije dje se Rusia është e gatshme të kthehet në negociatat për marrëveshjen që mundëson eksportimin e sigurt të drithit ukrainas përmes Detit të Zi. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s