Peskov: Putini nuk planifikon të bisedojë me Bajdenin
- Presidenti rus, Vlladimir Putin për momentin nuk planifikon kurfarë kontakti me kolegun e tij amerikan, Xhozef Bajden, pasi ql vendosi që Moska të tërhiqet nga marrëveshja START i Ri, kumtoi sot Kremlini.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:07, 21 shkurt, 2023
Moskë, 21 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin për momentin nuk planifikon kurfarë kontakti me kolegun e tij amerikan, Xhozef Bajden, pasi ql vendosi që Moska të tërhiqet nga marrëveshja START i Ri, kumtoi sot Kremlini.
Putini sot kumtoi se Rusia e suspendoi pjesëmarrjen e vet në marrëveshjen me SHBA-në për kufizim të armëve bërthamore, marrëveshja e ashtuquajtur START i Ri (Masa për ulje të mëtutjehme dhe kufizim të armatimit ofenziv strategjik - Measures for the Further Reduction and Limitation of Strategic Offensive Arms), nënshkruar në vitin 2010 dhe kërcënoi se do të zbatojë prova të reja bërthamore nëse SHBA-ja e para e bën atë.
Zëdhënësi i kremlinit, Dmitrij Peskov, në pyetjen e gazetarëve nëse prej atëherë ka pasur kërkesë nga ana amerikane për kontakt në nivel presidencial, u përgjigj se "të gjithë e kanë dëgjuar reagimin e parë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken" dhe sse nuk planifikon kontakt.
Sekretari i përgjithshsëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se ndjen keqardhje për vendimin e sotëm të pressidentit rus Vlladimir Putin ta ndërprejë pjeësmarrjen e Rusisë në marrëvehje dhe i bëri thirrje Moskës ta rishqyrtojë vendimin e vet dhe t'i respektojë marrëveshjet.
Sekretari amerikan i SHtetit, Entoni Blinken sot deklaroi se vendimi i Rusisë është "shumë zhgënjyese dhe e pandërgjegjshme". Blinken u tha gazetarëve në ambasadën amerikane në Athinë se "SHBA-ja është e gatshme të bisedojë për kufizim të armatimit strategjik me Rusinë".
Peskov tha se Putini dhe bajdnei për herë të fundit komunikuan para fillimit të "operacionit të posaçëm ushtarak", siç e quan Moska invazionin ndaj Ukrainës. ab/