• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Peskov: Nuk ka informata për marrëveshjen për fatin e mëtutjeshëm të Vagnerit

Peskov: Nuk ka informata për marrëveshjen për fatin e mëtutjeshëm të Vagnerit

Moskë, 11 korrik 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se nuk ka informata për marrëveshjen për fatin e mëtutjeshëm të formacionit paraushtarak rus Vagner.

Ende nuk dihet çka do të bëhet me pronarin dhe themeluesin e atij grupi, Evgenij Prigozhin.

"Nuk ka elemente tër eja që mund t'i ndaj me ju për këtë temë", tha Peskov, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve nëse marrëveshja sipas së cilës Prigozhin duhet të largohen në Bjellorusi është akoma në fuqi, transmetojnë mediumet ruse.

Ai më parë theksoi se presidenti rus, Vlladimir Putin mbajti takim me Prigozhinin dhe komandantët e tjerë të Vagnerit, që zgjati pothuajse tre orë dhe në të cilin u ofroi mundësi punësimi dhe përdorim në luftime.

Kremlini paraprakisht premtoi se nuk do t'i ndjekë anëtarët e Grupit të Vagnerit të cilët morën pjesë në krsengritjen e shkurtër të Vagnerit më 23 qershor, duke i marrë parasysh "meritat e tyre luftarake" dhe se rastet penale kundër Prigozhinit janë hedhur poshtë. ab/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR