• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Peskov nuk e përjashtoi mundësinë që Putini të bisedojë të bisedojë me Trampin para inaugurimit të tij

Peskov nuk e përjashtoi mundësinë që Putini të bisedojë të bisedojë me Trampin para inaugurimit të tij

Moskë, 7 nëntor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot nuk e përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të bisedojë me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp para inaugurimit të tij në janar.

"Kjo nuk përjashtohet", deklaroi Peskov, transmetojnë mediat ruse.

Paraprakisht sot Peskov i përgënjeshtroi informacionet mediatike se presidenti rus joformalisht "përmes personave të njohur" ua ka uruar fitoren Trampit.

"Këto janë informacione jo të besueshme", tha ai.

Inaugurimi i presidentit amerikan do të mbahet më 20 janar të vitit të ardhshëm. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR