• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peskov: Nuk e di se ku gjendet Navalni, komentet e SHBA-së në lidhje me të janë të papranueshme

Peskov: Nuk e di se ku gjendet Navalni, komentet e SHBA-së në lidhje me të janë të papranueshme

Moskë, 12 dhjetor 2023 (MIA)- Komentet e SHBA-së të cilat shprehin shqetësim për gjendjen e Aleksej Navalinit janë përzierje në punët e brendshme të Rusisë, thekson zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Bashkëpunëtorët e liderit opozitar rus i cili është në burg, paraprakisht kanë lajmëruar se as ato dhe as avokatët e tij nuk janë dëgjuar me Navalnin disa ditë.

Peskovi deklaroi se nuk e din ku gjendet Navalini i cili ishte zhvendosur nga kolonia dënuese e tij në një vend të panjohur.

Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi paraprakisht bëri thirrje për lirim urgjent të Navalinit duke thënë se "asnjëherë nuk është dashur të burgoset".

Navalni duhet të dërgohet në koloninë ku është dënuar me siguri speciale, institucion me nivel më të lartë të sigurisë në sistemin rus të burgjeve. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR