• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peskov: Mbledhja e njerëzve për varrimin e Navalnit është në kundërshtim me ligjin

Peskov: Mbledhja e njerëzve për varrimin e Navalnit është në kundërshtim me ligjin

 Moskë, 1 mars 2024 (MIA) - Kremlini sot  tha se mbledhja e njerëzve për varrimin e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksej Navalni, që do të mbahet më vonë sot, është në kundërshtim me ligjin, raportojnë mediat britanike.

 Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskovi, refuzoi të japë vlerësim për Navalnin si një figurë politike dhe shtoi se ai nuk ka asgjë për t'i thënë familjes së tij.

 Më shumë se 1.000 njerëz u mblodhën para kishës në Moskë, ku sot do të mbahet  varrimi i Navalnit,  për t'ia dhënë lamtumirën, tha aleati i tij politik Leonid Volkov, cituar nga mediat britanike.

 Ekipi i Navalnit  njoftoi se makina e varrimit me trupin e tij tashmë është në rrugën për në kishë ku do të mbahet ceremonia e funeralit. Paraprakisht, zëdhënësja e liderit të ndjerë të opozitës Kira Jarmish deklaroi se ceremonia duhet të fillojë në orën 14 sipas orës  lokale.

 Foto: Skrinshot X

 

QËNDRONI TË LIDHUR