• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peskovi: Majdan ishte një grusht shteti i dhunshëm i sponsorizuar nga jashtë

Peskovi: Majdan ishte një grusht shteti i dhunshëm i sponsorizuar nga jashtë

Moskë, 21 nëntor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov, duke folur sot për protestat dhe dhunën e 10 viteve më parë në sheshin Majdan të Kievit, deklaroi se ishte një grusht shteti i dhunshëm në Ukrainë që u sponsorizua nga të jashtë.

"Ne e quajtëm Majdan, por në fakt ai ka qenë goditje shtetërore, goditje e fuqishme shtetërore që ka qenë e sponzorizuar nga të jashtë. Duhet t'i rregullojmë punët me emrin e tyre të vëretë", deklaroi Peskovi.

Sipas tij, përfaqësuesit e vendeve të huaja e kanë njohur faktin se Majdani ka qenë i sponzorizuar nga të jashtë në mënyre të drejtëpërdrejtë dhe jo të drejtëpërdrejtë", që poashtu është fshehtësi".

"Për ne më e rëndësishme është që t'i arrijmë qëllimet tona dhe për atë qëllim vazhdon operacion special luftarak", përfundoi Peskovi.

Para 10 viteve, më 21 nëntor të vitit 2013, në sheshin Majdan në Kiev filluan protesta të cilat erdhën deri te sulmi shtetëror.  Shkak për protestat masive ishte vendimi i Qeverisë për pezullimin e nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim në BE.ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR