• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Peskov: Mënyra se si Bajden flet për Putinin është e papranueshme

Peskov: Mënyra se si Bajden flet për Putinin është e papranueshme

Moskë, 12 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha sot se e gjithë bota i kushtoi vëmendje "gafës" së presidentit amerikan Xho Bajden në samitin e NATO-s dhe e quajti "të papranueshme" mënyrën se si presidenti amerikan foli për presidentin rus Vlladimir Putin.

"Është absolutisht e papranueshme që një president shteti të flasë me mungesë respekti për një president tjetër shteti. Kjo është diçka që ne gjithmonë i kushtojmë vëmendje dhe është e papranueshme”, tha Peskov.

Ai theksoi se Bajdeni bëri një gabim dje kur prezantoi presidentin ukrainas Volodimir Zelenski si "presidentin Putin", pas së cilës ai u korrigjua menjëherë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR